Botërori 2018

Brazili mposht Meksikën dhe kualifikohet në çerekfinale

Brazili mposht Meksikën dhe kualifikohet në çerekfinale
02 korrik 2018 • 17 : 45

Detajet

Brazili është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës pas fitores 2:0 ndaj Meksikës, transmeton zeri.info

Brazilianët ishin më të mirë gjatë gjithë takimit, ndërsa meksikanët rrezikonin vetëm nëpërmjet kundërsulmeve.

Goli i parë në këtë sfidë erdhi nga këmbët e Neymarit, i cili realizoi në minutën e 51-të.

Ndërsa, golin e dytë e shënoi Roberto Firmino në minutën e 88-të.

Në çerekfinale, Brazili do të takohet me fituesin e çiftit tjetër të ditës së sotme mes Belgjikës dhe Japonisë./Zëri

© zëri.info