Ambasada amerikane dhe ruse në Zagreb përplasen për ndeshjen Kroaci-Rusi

Botërori 2018 July 02, 2018 - 13:19
Detajet

Kupa e Botës në futboll është në kulmin e saj. Kroacia është kualifikuar në çerekfinale dhe aty e pret skuadra mikpritëse e këtij kompeticioni, Rusia.

Dhe, kjo ndeshje ka shkaktuar ‘luftë’ diplomatike në Zagreb, shkruan Zeri.info.

Vlen të theksohet, siç ka cituar portali kroat, “Index.hr”, se ndeshja ndërmjet kombëtares kroate dhe Rusisë, që do të zhvillohet të shtunën në Sochi, është shndërruar në një ‘betejë’ diplomatike në mes Rusisë dhe ambasadorit amerikan në Kroaci.

Ambasadori amerikan, Robert Kohorst, e ka bërë një postim përmes llogarisë së tij zyrtare në Tëitter, i cili nuk iu ka pëlqyer aspak rusëve.

“Besoj e dini se për cilën skuadër bëj tifo”, ka shkruar ai, duke e bërë me dijë se do të jetë me kroatët në duel me rusët.

Të gjithë mendojnë se ai ka menduar për kroatët, ndërkohë që i ka ‘goditur’ rusët me këtë postim.

Dhe, Ambasada Ruse në Kroaci nuk ka pritur shumë dhe ka dalë me një reagim në faqen e saj zyrtare në Facebook, duke thënë se, pasi amerikanët i duan aq shumë kroatët, a do t’ua heqin atyre vizat për të udhëtuar për SHBA.

Image

Të rekomanduara