Më fajësoni mua për eliminimin e Spanjës

Botërori 2018 July 02, 2018 - 11:27
Detajet

Fernando Hierro refuzoi që të fajësoj dikë për eliminimin e ekipit të tij nga Kupa e Botës të dielën, duke marrë përgjegjësi të plotë për humbjen nga Rusia.

Hierro mori drejtimin e Spanjës vetëm një ditë para fillimit të Botërorit, pasi Federata Mbretërore e Futbollit Spanjoll vendosi ta shkarkojë Julen Lopeteguin, i cili pak ditë para fillimit të kompeticionit bëri të ditur që ka nënshkruar kontratë me Real Madridin.

“Është plotësisht e kotë që të analizosh të kaluarën, ne morëm vendimet që morëm, por unë nuk do t’ia hedh fajin askujt”, deklaroi Hierro.

“Unë e mora këtë rol duke ditur të gjitha përgjegjësit dhe e pranova atë me të gjitha pasojat”, shtoi ai.

Të rekomanduara