Kjo ishte festa mahnitëse e tifozëve kroatë pas suksesit në Kupën e Botës

Botërori 2018 July 02, 2018 - 08:04
Lexoni më shumë detaje

Kroacia mbrëmë është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Botës dhe festa për këtë sukses ka zgjatur deri në orët e para të mëngjesit të ditës së hënë.

Pas një ndeshje dramatike, kroatët ia kanë dalë të mposhtin Danimarkën në Novograd 3:2 pas ekzekutimit të penalltive, pasi koha e rregullt nuk dhuroi fitues, duke përfunduar 1:1.

LEXO EDHE: Pamje nga dhoma e zhveshjes, kështu e uroi ekipin e Kroacisë presidentja (VIDEO)

Menjëherë pas fitores, në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb, ka shpërthyer festa e tifozëve.

Sipas raportimeve të medieve vendase, mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e Zagrebit për të festuar suksesin në Kupën e Botës, ku nuk mungojnë edhe fishekzjarrët. /Lajmi.net/

Të rekomanduara