Kroatët i 'kallin' serbët, e festojnë me shqiponjë suksesin në Kupën e Botës

Botërori 2018 July 01, 2018 - 23:41

Shqiponja e shqiptarëve ka arritur të marrë vëmendjen po aq sa vetë botërori i Rusisë.

LEXO EDHE: Ambasada e Kroacisë ‘kall’ Prishtinën me fishekzjarrë pas fitores ndaj Danimarkës (VIDEO)

Me shqiponjë po e festojnë edhe tifozët e Kroacisë arritjen e kombit të tyre në çerekfinale të Kupës së Botës.

Kroacia është bërë skuadra e katërt që ka siguruar çerekfinalen e botërorit, duke mposhtur Danimarkën pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 3:2, shkruan lajmi.net.

Image

Pas kësaj arritje, festë e madhe është nisur në kryeqytetin e Kroacisë, në Zagreb.

Tifozët kroat gjatë festimit të tyre, kanë bërë edhe shqiponjën e famshme të shqiptarëve, ndoshta si ‘provokim’ për fqinjët serbë.

Të rekomanduara