Kroacia – Danimarka, mbyllen 120 minuta lojë

Botërori 2018 July 01, 2018 - 22:31
LAJMI I FUNDIT

Janë mbyllur 120 minuta lojë në ndeshjen ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, shkruan Zeri.info.

Skuadrat po barazojnë 1:1 dhe çerekfinalistin do ta përcaktojnë penalltitë.

Luka Modric e ka humbur penalltinë te Kroacia në minutën e 116-të, duke e lëshuar një rast jetësor për ta dërguar ekipin e tij tutje.

Mathias Joergensen e ka kaluar Danimarkën në epërsi qysh në minutën e parë, kurse Mario Mandzukic barazoi gjithçka në minutën e katërt.

Deri në fund, skuadrat nuk mundën më të shënonin gola. /Zëri/

Të rekomanduara