Kroacia – Danimarka, mbyllet kështu pjesa e parë
Botërori 2018
July 01, 2018 - 20:46
LAJMI I FUNDIT
Është mbyllur pjesa e parë në duelin e së tetës së finales së Kampionatit Botëror ndërmjet Kroacisë dhe Danimarkës, shkruan Zeri.info.
Skuadrat po barazojnë me rezultat 1:1 pas 45 minutave lojë.
Të parët në epërsi shkuan danezët me golin e shpejtë të Mathias Joergensenit.
Ndërkaq, kroatët barazuan menjëherë, respektivisht në minutën e katërt me Mario Mandzukicin. /Zëri/