Rusia eliminon Spanjën, shkon në çerekfinale! (VIDEO)

Botërori 2018 July 01, 2018 - 18:42

Rusia është çerekfinalistja e radhës i Kampionatit Botëror, shkruan Zeri.info.

Mikpritësi i Botërorit e ka eliminuar në të tetën e finales Spanjën, të cilën e mposhti në penallti 4:3, derisa loja e rregullt dhe vazhdimet kishin përfunduar baras, 1:1.

Dështimet e Kokes dhe Aspasit ishin fatale për “Stuhinë e Kuqe”, derisa rusët i shënuan të katër penalltitë.

Spanjollët kishin kaluar të parët në epërsi me autogolin e Sergei Ignashevichit, kurse rusët barazuan me golin e Artem Dzyubas nga penalltia. /Zëri/

Të rekomanduara