Gjermania ka nevojë për ndryshime të mëdha

Botërori 2018 June 29, 2018 - 14:10
Detajet

Joachim Low beson se duhet të ketë ndryshime të mëdha te Gjermania pas eliminimit të hershëm nga faza e grupeve në Botëror, transmeton zeri.info

Përderisa e ardhmja e tij në krye të stolit të gjermanëve është në dyshim, Low thotë se tani duhet një punë e madhe për të rindërtuar ekipin.

Kampioni në fuqi i Kupës së Botës u eliminua nga ky kompeticion të mërkurën pas humbjes 2:0 nga Koreja e Jugut.

Low momentalisht ka kontratë deri në vitin 2002 me Gjermaninë, por paraqitje dëshpëruese në Kupën e Botës ka bërë që e ardhmja e tij të vihet në dyshim. “Ne e kemi pasur këtë situatë kur ekipi ishte eliminuar nga Kampionati Evropian i vitit 2004 pas fazës së grupeve”, deklaroi Low.

“Pas kësaj, kishte shumë ndërrime. Për 14 vite ne bënim mirë e më mirë, ne ishim ekipi më vazhdueshmërinë më të mirë në 10 vitet e fundit dhe ne ishim kampionë të botës. Por, tani, me këtë eliminim dhe zhgënjim të madh, ne duhet të reflektojmë për pasojat që do të jenë dhe për hapin e radhës”, shtoi ai.

“Ne kemi nevojë për ndryshime, ndryshime të mëdha. Dhe për këtë, ne duhet të flasim”, u shpreh strategu gjerman./Zëri

Të rekomanduara