Mediat serbe: Xhemaili u frikësua të festonte me shqiponjë pas golit!

Botërori 2018 June 28, 2018 - 20:44

Mediat serbe vazhdojnë të bëjnë propaganda, shkruan Zeri.info.

E përditshmja serbe “Kurir” në versionin e saj online ka shkruar se Blerim Xhemaili e kontrolloi veten në festimin e golit ndaj Kosta Rikës, për të mos e shkaktuar një kaos tjetër pas festimit me shqiponjë dykrenore që e bënë Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri pas golave të shënuar ndaj Serbisë.

“Shqiptari e kontrolloi veten në festimin e golit. Zvicra ishte në panik për një skandal të ri. Paniku i vërtetë u shkaktua nga gjesti që do ta bënte Blerim Xhemaili, i cili pasi shënoi gol kundër Kosta Rikës, i ngriti gishtat e tij në formën ‘L’. Zviceranët kishin frikë se do të lindte një skandal i ri, njëjtë si me Shaqirin e Xhakën. Por, mediat zvicerane kanë sqaruar se nuk ka vend për panik pasi Xhemaili e bëri shkronjën ‘L’ për djalin e tji trevjeçar, Luanin”, shkruan “Kurir”. /Zëri/

Image

Të rekomanduara