Tifozët serbë: ‘Kosova është zemra e Serbisë’, ky është reagimi i policisë! (VIDEO)

Botërori 2018 June 28, 2018 - 14:46
LAJMI I FUNDIT

Tifozët serbë vazhdojnë të ëndërrojnë, shkruan Zeri.info.

Ata po shkaktojnë probleme në vende të ndryshme.

Fillimisht në Rusi, e më pas edhe në Austri.

Madje, në një video të publikuar nga mediat serbe shihen 200 tifozë serbë duke thirr: “Kosova është zemra e Serbisë” në gjuhën serbe në rrugët e Vjenës.

Mirëpo, atyre nuk iu zgjati shumë pasi policia austriake reagoi menjëherë pas këtyre thirrjeve nacionaliste dhe pas bllokimit të rrugëve nga ana e tifozëve serbë, duke e marrë situatën nën kontroll dhe duke i shpërndarë huliganët serbë.

Këta të fundit i pësuan dy goditje ditëve të fundit.

Mbrëmë u eliminuan nga Brazili, por mllefi më i madh ishte kur Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri festuan me shqiponjë pas golave të shënuar në fitoren e Zvicrës 2:1 ndaj Serbisë. /Zëri/

Të rekomanduara