Xhemaili: Mund të jemi ekipi që do ta bëjë befasinë në këtë Botëror

Botërori 2018 June 27, 2018 - 23:27
Fjalët e para të Blerim Xhemailit pas golit që shënoi sot

Ylli i kombëtares së Zvicrës, Blerim Xhemaili, u shpreh i kënaqur me golin e tij.

Por, Xhemaili pati vërejtje për performancën e tij, megjithatë ai beson se Zvicra mund të jetë befasia e këtij kampionati.

“Jam i lumtur për golin tim, por jo për lojën”.

“Por, është mirë që kemi kaluar tutje, ëndrra vazhdon të jetë e gjallë”.

“Ka pasur shumë befasi dhe ne mund të jemi një ekip tjetër që shkakton befasi. Nëse tash jo, kurrë atëherë?”, u shpreh Xhemaili.

Zvicra nuk ka asnjë humbje, por dy barazime dhe një fitore nga tri ndeshjet në Grupin E.

Në 1/8-tën e finales Zvicra takohet me Suedinë. /Telegrafi/

Të rekomanduara