Suedia e Meksika shkojnë tutje, eliminohet Gjermania

Botërori 2018 June 27, 2018 - 17:50
Detajet

Suedia dhe Meksika kanë siguruar kualifikimin në fazën e 1/8-ës së finales në Botëror, transmeton zeri.info

Ndërkohë, kampioni aktual Gjermania është eliminuar.

Suedia fitoi 3:0 ndaj Meksikës duke dalë në vendin e parë të grupit F. Ndërsa Meksika pavarësisht humbjes u kualifikua nga vendi i dytë.

Ludëig Augustinsson shënoi golin e parë për suedezët në minutën e 50-të, ndërsa të dytin e realizoi Andreas Granqvist (62’) nga penaltia. Edson Alvarez shënoi autogol në minutën e 74-të për rezultatin përfundimtar 3:0.

Gjermania u mposht 1:0 nga Koreja e Jugut. Young-Gwon Kim shënoi për koreanët në minutën e 94-të ndërsa të dytin e realizoi Heung-Min Son (97’).

Gjermania bëhet kampioni i tretë radhazi që bie nga faza e grupeve në edicionin pasues./Zëri

Të rekomanduara