Gjithçka e hapur në Grupin F, këto janë çiftet e sotme

Botërori 2018 June 27, 2018 - 14:22

Gjithçka mbetet e hapur në Grupin F të Botërorit, shkruan sot gazeta Zëri.

Fitorja në “last-minute” e Gjermanisë ndaj Suedisë ua ka dhënë mundësinë gjermanëve që ta sigurojnë kualifikimin tutje.

Kampionët e botës synojnë të shënojnë fitore të thellë ndaj Koresë së Jugut, që po tregohet e pafuqishme për ta prerë biletën për fazën tjetër.

Gjermanëve do t’u mjaftonte edhe një barazim në rast se Suedia humb nga Meksika në duelin kryesor të xhiros së fundit të fazës së grupeve.

Në duelin tjetër, Meksikës i kryen punë barazimi për t’u kualifikuar, kurse Suedisë i nevojitet gjithsesi fitorja për të shpresuar që të shkojë tutje në duelin në mes tyre.

Një fitore e suedezëve ndaj meksikanëve dhe e gjermanëve ndaj jugkoreanëve do t’ia rrezikonte kualifikimin ekipit meksikan.

Këto dy ndeshje fillojnë në orën 16:00.

“Botërori 2018”

E mërkurë

Grupi F

16:00 Meksika – Suedia

16:00 Koreja e Jugut – Gjermania

Tabela momentale

1. Meksika                   2          6

2. Gjermania                2          3

3. Suedia                     2          3

4. Koreja e Jugut         2          0

Të rekomanduara