Tha se 'ligjin' nuk e bën Messi, por Sampaoli i merr leje për Agueron (VIDEO)

Botërori 2018 June 27, 2018 - 13:54
Detajet

Argjentina pas dështimit kundër Kroacisë arriti të kthej faqen dhe të kualifikohet në fazën tjetër të Botërorit. 

Kjo fitore nga mediat i është atribuar Lionel Messit pasi arriti të shënojë gol në minutën e 14' duke ngjallur shpresat e Argjentinës. 

Trajneri Jorge Sampaoli nuk mendon kështu dhe ka thënë se në Argjentinë nuk e bënë "ligjin" Messi.

Por nga ana tjetër një video që është shpërndarë në rrjetet sociale e shfaq trajnerin e Argjentinës duke i kërkuar "leje" Messit për aktivizimin e Sergio Agueros transmeton albeu.com.

Këtë video e ka shpërndarë edhe prestigjozja "The Sun" ku sipër video shkruan: " Sampaoli i merr leje Messit për të aktivizuar Agurron"

“Lo pongo al Kun?” degjohet në video, që përkthehet "po aktivizojë Kun?". 

Të rekomanduara