Argjentina fiton dramën me Nigerinë dhe shkon në të tetën e finales

Botërori 2018 June 26, 2018 - 21:53

Argjentina e ka fituar dramën me Nigerinë, të cilën e ka mposhtur me rezultat 2:1, për ta prerë një biletë për të tetën e finales, shkruan Zeri.info.

Lionel Messi e ka kaluar në epërsi ekipin e Sampaolit me një gol të shënuar në minutën e 14-të, ndërkohë që e ka qëlluar shtyllën nga gjuajtja e lirë.

Ndërkaq, nigerianët kanë barazuar nga penalltia me Victor Moses në minutën e 51-të, të cilën penallti e shkaktoi Javier Mascherano.

E golin e fitores për argjentinasit e shënoi Marcos Rojo në minutnë e 86-të. /Zëri/

Të rekomanduara