Karikatura goditëse, trajneri u mban ligjërata lojtarëve të Zvicrës si të festojnë

Botërori 2018 June 26, 2018 - 16:45

Karikaturisti Alexandre Ballaman nga gazeta e përditshme "La Liberté" në Zvicër, është frymëzuar nga festimi i futbollistëve shqiptarë të ekipit kombëtar zviceran, Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, duke e bërë shqiponjën dykrerëshe, dhe ndëshkimi me gjobë që morën si pasojë, për ta bërë karikaturën e ditës së martë.

Ai e ka vizatuar trajnerin e Zvicrës, Vladimir Petkovic duke u mbajtur ligjëratë lojtarëve të vet sesi të festojnë në të ardhmen.

Ai i mëson ata se bërja e shqiponjës dykrerëshe, e cila gjendet në flamurin kombëtar shqiptar, është e ndaluar, ndërsa tri forma tjera ta festimi duke e bërë shqiponjën një krerësh lejohen.

Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe kapiteni i Zvicrës, Stephan Litschteiner, janë dënuar me gjobë nga FIFA.

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”.

Image

Të rekomanduara