Valon Behrami e komenton kështu veprimin e Shaqirit dhe Xhakës për të festuar me shqiponjë

Botërori 2018 June 26, 2018 - 16:19

Valon Behrami ka dalë në konferencë për shtyp për ndeshjen e nesërme me Kosta Rikën, shkruan Zeri.info.

Dhe, futbollisti kosovar është pyetur rreth festimit të Xherdan Shaqirit dhe Granit Xhakës me shqiponjë ndaj serbëve.

“Kjo ishte një situatë të cilën askush nuk e donte. Nuk mendoj se duhet të humbasim kohë dhe të flasim për këtë punë. Gjëja e vetme që mund ta them është se duhet të koncentrohemi totalisht në futboll”, deklaroi përfaqësuesi zviceran. /Zëri/

Të rekomanduara