Këto janë katër ndeshjet e Botërorit që do të luhen sot!

Botërori 2018 June 26, 2018 - 12:13
LAJMI I FUNDIT

Vëmendja e të gjithë futbolldashësve sonte do të jetë e fokusuar te Grupi D, ku pritet të përcaktohet skuadra e dytë që do të shkojë në të tetën e finales së Kampionatit Botëror, shkruan sot gazeta Zëri.

Siç dihet, Kroacia me dy fitore e ka siguruar kualifikimin, ndërsa biletën tjetër të grupit do ta kërkojnë tri ekipe.

Dueli ndërmjet Nigerisë dhe Argjentinës shihet si kryesori. Afrikanët kanë tri pikë, kurse jug-amerikanët vetëm një.

Prandaj Lionel Messit me shokë i kërkohet fitorja bindëse për të shpresuar më pas që Kroacia të mos mposhtet nga Islanda dhe për të kaluar më tutje.

Sidoqoftë, gjasa reale për kualifikim kanë edhe nigerianët dhe islandezët. Këto dy ndeshje fillojnë në orën 20:00.

Ndërkohë, në Grupin C Franca veçse është kualifikuar, ndërsa rrugën e saj pritet ta ndjekë edhe Danimarka, së cilës i mjafton sot vetëm një barazim ndaj Perusë, që nuk ka pikë, për të shkuar në fazën eliminuese.

Nga ana tjetër, Australisë i nevojitet fitore e thellë ndaj Francës dhe të shpresojë në një humbje të Danimarkës për të shkuar më tutje.

Pra, për “Kangurët” duket një mision i pamundur për t’u kualifikuar, por futbollit nuk i dihet kurrë. /Zëri/

Botërori 2018

E martë

Grupi C

16:00 Australia – Peruja

16:00 Danimarka – Franca

Tabela momentale

1. Franca         2          6

2. Danimarka   2          4

3. Australia      2          1

4. Peruja          2          0

Grupi D

20:00 Islanda – Kroacia

20:00 Nigeria – Argjentina

Tabela momentale

1. Kroacia        2          6

2. Nigeria        2          3

3. Islanda        2          1

4. Argjentina   2          1

Të rekomanduara