Ja çfarë shkruan 'Blick' për iniciativën e shqiptarëve për dhurimin e parave

Botërori 2018 June 26, 2018 - 09:24
Ja çfarë shkruan e përditshmja zvicerane 'Blick'

E përditshmja zvicerane “Blick” ka raportuar rreth iniciativës së kosovarit nga Nju Jorku, Rilind Rekës, për të mbledhur fonde për ta paguar gjobën e shqiptuar nga FIFA ndaj yjeve shqiptare të Zvicrës, Granit Xhakës, Xherdan Shaqirit, si dhe kapitenit të tyre, Stephan Lichtsteiner, i cili iu bashkua dyshen për të festuar duke e bërë shqiponjën në ndeshje kundër Serbisë në Kupën e Botës.

LEXO EDHE: Kaq para janë mbledhur nga shqiptarët për ta paguar dënimin e Xhakës, Shaqirit dhe Lichtsteiner

Organi qeverisës i futbollit botëror vendosi dje t’i gjobisë Xhakën (10.000 dollarë), Shaqirin (10.000 dollarë) dhe Lichtsteinerin (5.000 dollarë) për “sjellje të pahijshme”, transmeton Gazeta Express.

Blick shkruan se “shqiptarët e Kosovës duan ta zgjidhin këtë vetë. Tifozi i ekipit kombëtar nga Nju Jorku, Rilind Reka, e ka nisur iniciativën për grumbullimin e të hollave të hënën në mbrëmje. Gjatë natës janë mbledhur mbi 8.000 dollarë”.

Për më tepër, Blick raporton se iniciativa e tij është shpërndarë 2.700 herë në Facebook dhe Twitter.

Dhe se deri në orën 3 të mëngjesit janë mbledhur më shumë se 8.000 dollarë, mjaftueshëm sa për ta paguar gjobën e Lichtsteiner. 

 

Të rekomanduara