Lojtari i Marokut e shan LIVE sistemin VAR

Botërori 2018 June 25, 2018 - 23:27
Ja çfarë ka thënë ai

Maroku pa se si sistemi VAR i hoqi të drejtën legjitime për të festuar një fitore historike përballë Spanjës në minutën e 93 dhe ndeshja u mbyll me tension, pavarësisht se ekipi nga Afrika Veriore ishte i s'kualifikuar.

Goli i Iago Aspas ishte shumë i diskutuar por pavarësisht kësaj i dha iberikëve kreun e Grupit A.

Por marokeni Nordin Amrabat ishte shumë i inatosur me teknologjinë dhe në fund të ndeshjes iu drejtua kamerës duke thënë “VAR-i është m*t”.

Videoja e tij po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale.

 

Të rekomanduara