Ministrat zviceranë mbrojnë ''shqiponjën''

Botërori 2018 June 25, 2018 - 09:37
Mësoni më shumë shumë detaje

Dy ministra të qeverisë zvicerane kanë mbështetur Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin në lidhje me festimin e golave që i dhanë fitoren 2-1 Zvicrës ndaj Serbisë, në ndeshjen e grupit E të Botërorit “Rusi 2018”.

FIFA ka nisur një hetim disiplinor për futbollistët kosovarë, të cilët festuan shënimin e golave duke bërë me duar shenjën e shqiponjës.

“Kushdo që e ka provuar atmosferën e një ndeshjeje mund ta kuptojë shumë mirë emocionin që përfshin lojtarët”, tha Guy Parmelin, ministër i Mbrojtjes dhe Sportit për Neue Zürcher Zeitung (NZZ).

Ndërsa kancelari i Zvicrës, Ignazio Cassis deklaroi: “Nuk kam dyshim fare se Xhaka dhe Shaqiri ndjejnë emocione patriotike për tokën që i ka mirëpritur, pa harruar rrënjët e tyre”.

Në lidhje me mundësinë që futbollistët kosovarë të ndëshkohen me dy ndeshje pezullim, Presidenti i Federatës Zvicerane të Futbollit, Peter Gillieron, tha prerë: “Do të ishte goditje e rëndë nëse do të ndëshkohen”. /TCH/

Të rekomanduara