Carlos: Të gjithë po flasim për Neymarin, por ja kush po e shpëton Brazilin

Botërori 2018 June 24, 2018 - 21:34
Ja kush po e shpëton Brazilin sipas Carlos

Te Brazili gjithnjë e më shumë përmendet emri i Neymar si ylli kryesor i ekipit.

Neymar shihet si lojtari pa të cilin Brazili nuk ecën dot përpara.

Por nuk ndan këtë mendim ish-mbrojtësi i Kombëtares Braziliane, Roberto Carlos.

Ai mendon se Coutinho është ai që po e mban Brazilin dhe jo Neymar.

“Më pëlqen shumë të shoh këtë djalë duke luajtur. Është fantastik me topin, por edhe i zgjuar kur nuk e ka atë.

Është shumë i zoti për të gjetur pozicionin ideal në fushë”.

“Të gjithë flasin për Neymar, por Coutinho po tregon se është gjithashtu një lojtar tepër i rëndësishëm për Brazilin. Kur mbrojtësit kundërshtarë përqendrohen te Neymar ai del në skenë dhe vendos ndeshjen”. ishin fjalët e ish-yllit të Seleçaos.

Të rekomanduara