Kështu u mbyll ndeshja dramatike Japoni – Senegal

Botërori 2018 June 24, 2018 - 18:50
LAJMI I FUNDIT

Japonia dhe Senegali kanë barazuar në ndeshjen dramatike dhe mjaft interesante në mes vete, shkruan Zeri.info.

Skuadrat kanë barazuar me rezultat 2:2 në ndeshjen e vlefshme për Grupin H të Kampionatit Botëror.

Afrikanët kanë kaluar të parët në epërsi në minutën e 11-të përmes Sadio Mane, kurse aziatikët barazuan në minutën e 34-t me Takashi Inui.

Moussa Wague e kaloi prapë në avantazh Senegalin në minutën e 71-të, por Keisuke Honda në minutën e 78-të u përkujdes për barazimin e rezultatit në 2:2.

Të dyja ekipet tash i kanë nga katër pikë dhe janë në pritje të duelit tjetër të grupit ndërmjet Kolumbisë dhe Polonisë, që fillon në orën 20:00. /Zëri/

Të rekomanduara