‘Blick’ kërkon nga secili prej jush të dërgoni fotografi me shqiponjë

Botërori 2018 June 24, 2018 - 18:08

Magazina zvicerane “Blick” po iu del në krahë më së shumti Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit, shkruan Zeri.info.

Në një postim të saj në Facebook, kjo magazinë kërkon nga të gjithë tifozët që të dërgojnë fotografi duke e bërë shqiponjën dykrenore, njëjtë siç e bënë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri pasi i shënuan golat ndaj Serbisë.

“Ne jemi prapa Kombëtares tonë. Dërgoni fotografi tuajat me ikonën e shqiponjës në emailin [email protected] apo si mesazh këtu në Facebook. Ne jemi të lumtur”, ka shkruar “Blick”.

Pra, ju mund të hyni në grupin zyrtar të “Blick” në "Facebook"  dhe më pas ta dërgoni një fotografi tuajën, në mbështetje të Xhakës dhe Shaqirit, të cilët mund të suspendohen nga FIFA me nga dy ndeshje dhe të gjobiten me nga 5 mijë franga zvicerane. /Zëri/

Image

Të rekomanduara