Xhemaili vjen me një mesazh pas fitores me Serbinë

Botërori 2018 June 24, 2018 - 16:41

Futbollisti shqiptar, Blerim Xhemaili, edhe pse i humbi disa raste, megjithatë e dha kontributin e tij në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 2:1, shkruan Zeri.info.

Mesfushori i Bolognas e ka postuar në Instagram një fotografi ku shihet duke festuar së bashku me Valon Behramin, ndërsa e ka një mesazh.

“Çdo gjë shpaguhet në fund. 2006-2018”, ka shkruar futbollisti shqiptar nga Maqedonia, i cili po e përfaqëson Zvicrën në Botërorin e Rusisë. /Zëri/

Image

Të rekomanduara