Kroos 'godet' kritikët e Gjermanisë

Botërori 2018 June 24, 2018 - 12:33
Detajet

Toni Kroos thotë se goli i tij në minutat e fundit të takimit në fitoren 2:1 ndaj Suedisë mund të ketë zemëruar shumë kritikë në Gjermani, të cilët sipas tij e kanë dashur eliminimin e ekipit të drejtuar nga Joachim Low në fazën e grupeve, transmeton zeri.info

Përfaqësuesja gjermane ishte duke u mposhtur 1:0 nga suedezët në pjesën e parë dhe ishte fare afër eliminimit nga Botërori, por u rikthye për të shënuar fitore në pjesën e dytë.

“Kisha ndjenjën se shumë njerëz do të ishin të lumtur në Gjermani nëse ata do të na kishin eliminuar, por ne nuk do t’ua bëjmë aq të lehtë atyre”, ka deklaruar Kroos.

“Ne nuk do të largohemi aq lehtë”, shtoi mesfushori i Real Madridit, i cili e pranoi fajin golin e shënuar nga suedezët.

“Goli i parë i Suedisë ishte faji im, unë e marr përgjegjësinë, por u ndreq në fund, apo jo? Kur e prekni topin 400 herë për ndeshje, është normale që mund ta humbisni topin disa herë. Sidoqoftë, unë e pranova fajin tim”, shtoi ndër të tjera reprezentuesi gjerman./Zëri

Të rekomanduara