Petkovic “interviston” Xhakën e Shaqirin për shqiponjat ndaj Serbisë

Botërori 2018 June 24, 2018 - 11:04
Lexo detajet

E gjithë Zvicra dhe Kosova diskutojnë për shqiponjën e dyfishtë që ngriti në këmbë gjithë Europën dhe Rusinë.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri shënuan dy gola duke ia siguruar tre pikë të arta Kombëtares së Zvicrës ndaj Serbisë.

Golat u shënuan nga kosovarët dhe normal që festa ishte duke i bërë bashkë dy duart dhe duke formuar simbolin e popullit shqiptar “shqiponjën”, shkruan IndeksOnline.

Por, shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA ka hapur rast disiplinor për festën e kosovarëve.

Prandaj, sot në Rusi trajneri Petkovic ndaloi Shaqirin dhe Granit Xhakën duke biseduar diçka që ende nuk është zbuluar por duket shumë serioze.

Një festë të llojit me shqiponjë në ndeshjen ndaj Serbisë e bëri edhe kapiteni dhe ish-lojtari i Juventusit, Lichtsteiner./IndeksOnline/

Image

Image

Image

 

Të rekomanduara