Kjo është Kombëtarja që i ka fituar dy ndeshjet e para, por mund të eliminohet nga grupi

Botërori 2018 June 24, 2018 - 10:41
Lexo detajet

Gjermania ka arritur të fitojë në momentet e fundit të ndeshjes me Suedinë, dhe të përmbysin rezultatin në 2-1.

Pas kësaj fitore, situata në Grupin F është ngatërruar sa i përket klakulimeve matematikore pasi që tani as Meksika që ka 6 pikë nuk është e sigurt.

Meksika mori fitoren e dytë në Kupën e Botës, por ata sërish nuk mund të festojnë kalimin e fazës së grupeve, pasi matematika i mban ende në lojë dy skuadrat e tjera në grup.

Aktualisht Meksika është në kuotën e 6 pikëve, por këtë kuotë pikësh mund ta arrijnë edhe Gjermania dhe Suedia.

Gjermania pas fitores Suedinë, dhe nëse mposhtë Korenë e Jugut në ndeshjen e tretë në Grupin F, do të mbledhte 6 pikë.

Po ashtu, edhe Suedia nëse do të triumfonte ndaj Meksikës në takimin e fundit, do të grumbullonte 6 pikë, atëherë 3 skuadra do të kenë pikët e njëjta. Në këtë rast në lojë hynë gol-dallimi që do të vendoste se kush kualifikohet tutje në ë-tën e finales.

Image
Të rekomanduara