Nuk ndalet Granit Xhaka, ja veprimi i radhës i tij

Botërori 2018 June 24, 2018 - 08:47
Asgjë nuk mund ta ndaloj atë

Futbollisti nga Kosova e i cili luan për Kombëtaren e Zvicrës, Granit Xhaka, ka qenë njëri ndër lojtarët më meritorë të fitores së Zvicrës ndaj Serbisë të premten mbrëma, shkruan “Zëri.info”.

Ai në këtë ndeshje ka shënuar një supergol nga distanca, për ta barazuar rezultatin e Zvicrës ndaj Serbisë.

Ajo çfarë ishte e vecant në këtë gol ishte festimi i tij duke e bërë shqiponjën e që prej shumë personave është konsideruar si provokim.

LEXO EDHE: Lajmi i fundit: FIFA nis procedurat ndaj Shaqirit e Xhakës!

Mirëpo kjo nuk e ndalon Xhakën që këtë gol dhe festimin e tij ta shpërndaj në “Instagram”.

Ai ka postuar një video teksa jep golin në këtë ndeshje e më pas edhe mënyrën se si e feston atë. /ZËRI

 

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Të rekomanduara