Jona Dervishi i çmend serbët me këtë deklarJona Dervishi i çmend serbët me këtë deklaratëatë

Botërori 2018 June 23, 2018 - 22:06
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Pas “provokimeve” të shumta nga të gjitha anët, serbët i ka “provokuar” edhe zëdhënësja e Federatës Shqiptare të Futbollit, Jona Dervishi. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve Presheva Jonë, ajo ka folur edhe për ndeshjen e mbrëmshme.

“Nuk ishte një ndeshje normale, por një ndeshje për krenari. Shqiponjat Shqiptare luftuan nën petkun e quajtur ‘Zvicër’! Dhe arritën të fluturonin lart duke i dhënë Serbisë mesazhin se, ne luftojmë me paqe e jo me luftë!..”, ka thënë Dervishi.

Ajo ka shkuar edhe më tutje, duke mos e fshehur ëndrrën e saj. “Thellë në shpirt, jam e bindur se një ditë do të luajmë nën një flamur të vetëm dhe të gjithë futbollistët tanë nga Gadishulli Ilirik, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia do të jenë në një kombëtare, natyrisht nuk mund ta mendoj Kombëtaren as pa Luginën e Preshevës”, është shprehur Dervishi, ndërsa kjo deklaratë e saj cituar në të gjitha mediet serbe. /Insporti

Të rekomanduara