Gjermania fiton në frymën e fundit ndaj Suedisë, Kroos ia siguron fitoren në shtesë

Botërori 2018 June 23, 2018 - 21:57
Lexo detajet

Kombëtarja e Gjermanisë ka fituar në fund me rezultat 2-1 ndaj asaj të Suedisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.  

Pjesa e parë e takimit ishte thuajse e barabartë me të dyja kombëtaret që krijuan nga disa raste për gol.

Megjithatë, ishin vetëm suedezët atë të cilët gjetën golin në minutën e 32-të të ndeshjes.

Ishte sulmuesi Ola Toivonen, i cili shënoi gol të bukur me parabolë për 1-0 pasi më parë u shërbye nga Viktor Claesson.

Në pjesën e dytë, gjermanët hyn furishëm duke barazuar pas vetëm tre minutave lojë me anë të Marco Reus, i cili barazoi për 1-1.

Vazhdimi i ndeshjes u bë edhe më interesant pas golit të barazimit, pasi Gjermania u hodh e gjithë në sulm pasi nuk kishte çfarë të humbte dhe krijoi shumë raste për gol.

Në minutën e 82-të gjithçka u bë e vështirë për ta pasi ishte Jerome Boateng që u ndëshkua me të kuq pas dy të verdhëve, por kjo nuk i dorëzoi gjermanët.

Panzerët ishin gati disa herë ta gjejnë golin me anë të Gomez dhe Julian Brand, por ishte Toni Kroos, i cili në minutën e fundit shtesë me një supergol ia siguroi fitoren 2-1.

Në Grupin F lider është Meksika me gjashtë pikë, ndërsa Gjermania dhe Suedia me nga tri. Në ndeshjen e fundit të Grupit, Gjermania luan ndaj Koresë së Jugut, ndërsa Suedia ka përball Meksikën. /Telegrafi/  

 

Të rekomanduara