Reagimi i tifozëve serbë kur Shaqiri shënoi golin e fitores

Botërori 2018 June 23, 2018 - 20:22
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Tifozët e Serbisë që ishin mbledhur në rrugët e kryeqytetit të tyre në Beograd për të shikuar ndeshjen në Kampionatin Botëror kundër Zvicrës kishin mbetur me zemër të thyer pas golit dramatik në minutën e fundit në Kaliningrad.

Kur askush nuk e priste, Xherdan Shaqiri shënoi golin e fitores për 2 me 1 në minutat e fundit duke tronditur mijëra tifozë serbë, transmeton portali arbresh.info. Ndeshja ishte me rezultat 1 me 1 deri në minutën e fundit të kohës së rregullt, kur Shaqiri bombardoi portën e Serbisë duke shkatërruar gjithashtu shanset e tyre për të kaluar grupin.

Serbia tani duhet të mposhtë Brazilinë në takimin e tyre të fundit në kuadër të grupeve për tu kualifikuar, gjë që është thuajse e pamundur.

Zvicrës nga ana tjetër i mjafton edhe një barazim kundër Costa Ricas për të vazhduar.

Të rekomanduara