Ja si iu përgjigjën Shaqiri e Xhaka gazetarëve serbë në tunel

Botërori 2018 June 23, 2018 - 19:39
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Mediet serbe vazhdojnë të publikojnë momente interesante nga ndeshja e mbrëmshme ndërmjet Zvicrës dhe Serbisë. B92.net përshkruan momentin e tentimit të gazetarëve serbë për të marrë deklarata nga Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri derisa ata po e kalonin tunelin për në dhomat e zhveshjes.

“A mund të marrim deklaratë?”, e pyetëm së pari Xhakën e pastaj Shaqirin, shkruan B92, përcjell Insporti.com.

“Xhaka vetë tha shkurt: ‘jo’, ndërsa Shaqiri u paraqit si anglez, duke thënë: ‘I don’t understand’. Një koleg i pyeti në mënyrë provokative: “A mund të flisni për mikpritësit, mediet serbe”? Shaqiri vetëm ngriti gishtin e madh dhe u nis”. /Insporti.com/

Të rekomanduara