Granit Xhaka hyn në histori!

Botërori 2018 June 23, 2018 - 19:30
Arsyeja interesante!

Ishte mbrëmje historike, ishte mbrëmje me emocione, ishte se ç’na ishte!

Zvicra ka shënuar fitore të jashtëzakonshme ndaj Serbisë me rezultat 2-1 falë paraqitjeve të Granti Xhakës dhe Xherdan Shaqirit që shënuan gola në këtë duel.

Granit Xhaka shënoi me një projektil që la të tronditur kombëtaren e Serbisë në fushë.

Goli i Xhakës ishte gol i barazimit dhe solli edhe golin e dytë që ishte edhe goli i fitores.

Por, goli ka edhe vlerë historike për vet Granit Xhakën.

Sipas një postimi të FIFA-s në rrjetin social Twitter, Granit Xhaka është lojtari i parë mbiemri i të cilit fillon me X që shënon gol në një Kampionat Botëror.

“Xhaka është lojtari i vetëm mbiemri i të cilit fillon me “X” dhe që ka shënuar në një Kampionat Botëror”.

“Jo një prej statistikave më të rëndësishme”, shkruan në postimin e FIFA-s.

 

Zvicra ndeshjen e ardhshme e zhvillon më 27 qershor ndaj Kosta Rikës. /Telegrafi/

Të rekomanduara