Gjermani – Suedi, formacionet zyrtare: Low starton me katër ndryshime

Botërori 2018 June 23, 2018 - 19:06
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Kombëtarja e Gjermanisë dhe ajo e Suedisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare.

Gjermania dhe Suedia do të ndeshen mes vete në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Kupës së Botës “Rusia 2018”.

Skuadra e Joachim Low ka humbur në ndeshjen e parë ndaj Meksikës dhe dëshiron me çdo kusht t’i kthehet fitores ndaj suedezëve.

Në anën tjetër, Suedia ka një fitore ndaj Koresë se Jugut dhe synimi i tyre është të mos humbin ndaj Gjermanisë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet ndryshe nga ndeshja e parë, ku Low ka bërë katër ndryshime.

Gjermania: Neuer; Kimmich, Rudiger, Boateng, Hector; Rudy, Kroos; Muller, Draxler, Reus; Warner. 

Suedia: Olsen; Lustig, Lindelof, Granqvist, Augustinsson; Larsson, Ekdal, Forsberg, Claesson; Berg, Toivonen. /Telegrafi

Image 
Image 
Të rekomanduara