Si u pritën shqiponjat e Xhakës dhe Shaqirit në politikën e Zvicrës

Botërori 2018 June 23, 2018 - 18:45
Lexo detajet

Ministri zviceran i sportit e ka shikuar ndeshjen mes Zvicrës dhe Serbisë në Kaliningrad. Pas fitores ai ka reagar me mirëkuptim ndaj gjestit me shqiponjë të lojtarëve shqiptarë.

“Kush e ka përjetuar atmosferën e ndezur në stadium, e vlerëson edhe më shumë angazhimin e shkëlqyeshëm të Kombëtares së Zvicrës dhe mund të kuptojë nëse kur ndonjë lojtar përfshihet nga emocionet. Nuk është qëllim i sportit që nga emocionet të krijohet një polemikë. Jemi një vend me shumë gjuhë, kultura dhe mendime dhe jetojmë në paqe së bashku. Jemi krenar me këtë kolorit. Ai e bën vendin tonë më të fuqishëm. Edhe në sport” ka thënë ministri i sportit, Guy Parmelin.

Parmelin është anëtar i Paritsë Popullore të Zvicrës (SVP), e cila mban qëndrime mjaft të ashpra ndaj të huajve.

Historiani Philipp Zwyssig ka postuar në Twitter një shqiponjë të përdorur gjatë historisë së Zvicrës dhe ka shkruar se aq e gabuar s’mund të jetë kjo ideja me shqipnjë.

Deputetja Natali Rickli nga SVP kritikoi veprimin e futbollistëve zviceranë me shqiponjë.

“Nuk mund të gëzohem me të vërtetë. Të dy golat nuk u dhanë për Zvicrën, por për Kosovën. Nëse një ditë fiton Kombëtarja e Kosovës, gëzohem për të, por në Kupën e Botës, ne luajmë dhe bëjmë tifo për Zvicrën” /Insporti

Të rekomanduara