BBC: Festimi i shqiponjës së dyfishtë provokon serbët

Botërori 2018 June 23, 2018 - 18:11
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Serbët po e konsiderojnë si “provokative” festimin e shqiponjës nga dy golashënuesit shqiptarë në Kupën Botërore.

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri kanë shënuar në fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë.

Gjesti i tyre është një simbol nacionalist që përfaqëson shqipnjën në flamurin e Shqipërisë. Kritikët thonë se kjo mund të tensionojë situatët ndërmjet nacionalistëve serbë dhe shqiptarëve etnikë.

Liderët shqiptarë përshëndetën gjestin e dy futbollistëve me origjinë shqiptare. Një gazetë serbe pro-qeveritare tha se ata ishin “turpëruar” nga Zvicra.

Festimi ka sjellë tensionet politike në Ballkan në fazën e Kupës Botërore.

Shaqiri më vonë kërkoi që të minimizojë festimin duke thënë “Është vetëm një emocion. Jam shumë i gëzuar për golin e shënuar. Nuk është shumë. Mendoj se nuk duhet të flasim rreth kësaj tani”.

Familjet e Xhakës dhe Shaqirit janë nga Kosova, ku serbët janë thyer në një luftë me popullin shqiptar dhe nga intervenimi i NATO në vitin 1999, raportoi “BBC”.

Babai i Xhakës është mbajtur në një burg të ish-Jugosllavisë për tre vite pasi kishte mbështetur një Kosovë të pavarur. Shaqiri ka lindur në soovë dhe familja e tij më pas si refugjatë janë zhvendosur në drejtim të Zvicrës.

Shumica e etnisë shqiptare të Kosovës e shpall pavarësinë në vitin 2008, por Serbia dhe aleati i saj Rusia nuk e kanë njohur.

Shaqiri në këpucët sportive ka vendosur një flamur të Zvicrës dhe në anën tjetër atë të Kosovës – por sulmuesi serb e ka pyetur “Nëse ti e do Kosovën kaq shumë, pse ke refuzuar të luash për këtë skuadër?”. /Express/


 

Të rekomanduara