Serbët deshën t’ia vëjnë flakën flamurit të Kosovës – ja si reagon shqiptari

Botërori 2018 June 23, 2018 - 18:09
Lexo detajet

Ndeshja e mbrëmshme Serbi – Zvicër, që përfundoi me rezultat 1-2, ka gëzuar shumë shiqptarë dhe zviceranë, po ashtu ka zemëruar qindra mijëra serb, të cilët në rrugët e Zurich ishin të gatshëm të shkaktojnë eksese.

Tifozët serb kishin eskaluar duke u bërë të dhunshëm, që rezultoi me sulme të ndryshme ndaj shqiptarëve që shfaqeshin si kalimtar të rastit apo ishin duke festuar.

Në një video shihet si serbët sulmojnë veturën me disa shqiptarë brenda, me mjete të forta. Ata tentojnë edhe t’i nxjerrin shqiptarët nga vetura mirëpo dyert ishin të mbyllura dhe ata arriën me vështirësi të largohen nga vendi.

Në Zurich serbët ishin agresiv me të gjithë që festonin, madje edhe me zvicëranët. Golat për Zvicrën i kanë shënuar Xhaka dhe Shaqiri dhe ky fakt kishte acaruar serbët të cilët në një moment kanë dashur t’ia vëjnë flakët flamurit e Kosovës. Në atë moment një shqiptar hyn në mesin e serbëve merr flamurin dhe vrapon për t’u larguar nga turma që e ndiqte.

Shqiptari duke ikur përplaset në një veturë mirëpo përsëri fillon të vrapojë dhe arrin të larohet përfundimisht.

Të rekomanduara