Çfarë u tha Behrami tifozëve serbë, pas golit të fitores nga Shaqiri?

Botërori 2018 June 23, 2018 - 17:12
Lexoni lajmet më të fundit nga vendi dhe bota

Valon Behrami ka ofenduar tifozët serbë të cilët po fyenin futbollistët shqiptarë të Zvicrës, pas golit të fitores që e shënoi në fund Xherdan Shaqiri.

Shaqiri shënoi në minutën e fundit të takimit, për fitoren 2-1 të Zvicrës ndaj Serbisë, duke festuar me shqiponjë golin e tij.

Në Kaliningrad, pjesa dërrmuese e të pranishmëve ishin tifozë serbë, andaj nuk mungonin as brohoritjet raciste ndaj futbollistëve nga Kosova, të cilët edhe vërshëlleheshin në secilin kontakt me topin.

Buzëqeshjen e fundit e pati mesfushori Valon Behrami, që u dedikoi një “urim” serbëve gjatë festës së goli të Shaqirit.

Reagimin e Valon Behramit pas golit mund ta shikoni më poshtë. /Insporti.com

Të rekomanduara