E PABESUESHME: Edhe futbollisti zviceran bëhet ‘shqiptar’, e bën shqiponjën me duar

Botërori 2018 June 23, 2018 - 00:24

E pabesueshme por e vërtetë, shkruan Zeri.info.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka nuk janë futbollistët e vetëm që e bënë shqiponjën dykrenore me duar sonte.

Një gjë të tillë e ka bërë edhe futbollisti zviceran, Stephan Lichtsteiner pas golit të Shaqirit.

Kapiteni i zviceranëve për një moment u bë shqiptar, duke u solidarizuar me shokët e skuadrës dhe duke e formuar shqiponjën dykrenore me duar.

Një veprim që duhet çmuar, ndërsa futbollisti i ri i Arsenalit me siguri se do të marrë kritika nga serbët, të cilët i kanë konsideruar si veprime provokuese ato të shqiponjave. /Zëri/

Image

Të rekomanduara