Granit Xhaka tregon përse festoi me shqiponjën dykrenore

Botërori 2018 June 22, 2018 - 23:49
LAJMI I FUNDIT

Granit Xhaka e ka treguar arsyen se përse ka festuar me shqiponjën dykrenore pasi e shënoi golin ndaj Serbisë sonte, shkruan Zeri.info.

“Gjesti im (festa me shqiponjë) ishte për personat që më mbështesin gjithmonë, nuk ishte drejtuar kundërshtarit. Ky gjest nuk kishte të bënte me politikën. Ishte një ditë mjaft emocionuese”, ka thënë futbollisti kosovar pas fitores 2:1 ndaj Serbisë. /Zëri/

Të rekomanduara