Dy presidentët, Thaçi e Meta urojnë fitoren e Zvicrës nga shqiptarët

Botërori 2018 June 22, 2018 - 23:43

Katër shqiptarët dhe kombëtarja e Zvicrës pas një paraqitje historike kanë mposhtur Serbinë në Kaliningard me rezultat 2-1 në ndeshjen e dytë të Grupit E.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Shqipërisë kanë komentuar pas fitores dramatike të Zvicrës kundër Serbisë, ku golashënues ishin Xhaka dhe Shaqiri.

Përmes profilit të tij në Facebook, Thaçi ka uruar përfaqësuesen e Zvicrës për fitoren e merituar, derisa në fund të postimit është ai shprehur krenarë me Xhakën dhe Shaqrin.

Urime golashënuesve Xhaka, Shaqiri dhe tërë Zvicrës për fitoren e merituar.  Krenarë me ju. Kosova ju don”, ka shkruar Thaçi.

Ndërkaq, Presidenti Ilir Meta tha se kjo ishte një mbrëmje e jashtëzakonshme dhe se dy shqiponja sipas tij, fluturuan mbi stadiumin e Kalingradit në Rusi.

“Një mbrëmje e jashtëzakonshme, një fitore bindëse, me një kreshendo të paparë të Zvicrës dhe dy shqiponja që fluturuan në stadiumin e Kalingradit.

Mendoj që Zvicra pavarësisht një fillimi problematik në 10 minutat e para e kontrolloi lojën dhe e përmirësoi mjaft dhe meritonte prej kohësh një situatë më të mirë. Goli i Xhakës ka qenë i jashtëzakonshëm, dhe më pas kemi një goditje të beftë të Shaqirit dhe më pas do të vinte goli i fitores.

Si rezultat i gjithë rrjedhës së lojës në përmirësim të Zvicrës, dhe sigurisht që është një fitore të jashtëzakonshme, po të kemi parasysh që edhe Serbia është një ekip mjaft i mirë dhe sidomos ka lojtarë mjaft cilësor që luajnë me ekipe nga më të mirët”, tha Meta. 

Image
Të rekomanduara