Ejupi e qëlloi rezultatin e ndeshjes Zvicër - Serbi, thotë se Vuçiçi do ta urojë Thaçit

Botërori 2018 June 22, 2018 - 22:15

Presidenti i FC Prishtinës, Remzi Ejupi, ka deklaruar pak orë më parë në Info Magazine të Klan Kosovës, se Zvicra ishte favorite për ta fituar lojën me Serbinë dhe ashtu doli.

Helvetikët fituan me rezultat 2:1 falë golave të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit dhe Ejupi ia qëlloi se zviceranët do të fitonin.

Pikërisht fakti se për Zvicrën luajnë katër shqiptarë, Valon Behrami, Blerim Xhemaili, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka, sipas Ejupit, janë arsye për të qenë me Zvicrën, por që sipas tij, shqiptarët do të ishin me një shtet mik si Zvicra edhe po të mos luanin këta futbollistë shqiptarë për këtë ekip.

“Zvicra është favorit, pasi reprezentacioni i Serbisë ka filluar të plaket”, ka thënë Ejupi.

“Edhe mos të luanin djemtë shqiptarë, prapë shqiptarët do të ishin me Zvicrën, kur dihet se çfarë ka bërë ky shtet për ne. Prandaj ne gjithmonë jemi me shtetet si Zvicra e Gjermania”.

Më tutje, Ejupi ka thënë se në takimin e radhës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, presidentit Hashim Thaçi do t’ia urojë fitoren presidenti serb, Aleksander Vuçiç.

Të rekomanduara