Çfarë i tha Mitrovic Shaqirit?

Botërori 2018 June 22, 2018 - 20:56
Detajet

Në një moment gjatë ndeshjes, sulmuesi serb Mitroviq i ndërhyri ashpër Xherdan Shaqirit.

Megjithatë, gjyqtari nuk akordoi faull dhe Mitroviq iu afrua Shaqirit pasi ky i fundit ishte shtrirë në tokë.

Nuk dihet saktë se çfarë i tha ai, por nga ajo që dukej, Mitroviq po e provokonte Xherdanin, pasi që edhe para lojës sulmuesi serb nuk u kursye me disa deklarata provokuese.

E në fund të pjesës së parë, gjakrat si duket janë qetësuar mes tyre, pasi që u panë duke biseduar të qetë.

 

Të rekomanduara