Rusët së bashku me vëllezërit serbë kundër Zvicrës së shqiptarëve

Botërori 2018 June 22, 2018 - 19:13
Detajet

Serbia dhe Zvicra do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e dytë në grup që do të zhvillohet mbrëmjen e sotme në orën 20:00.

Një takim tejet i vlefshëm për të dyja skuadrat, i cili pritet të përcaktojë shumë për ecurinë e mëtejshme të tyre në këtë botëror.

Në këtë sfidë, kombëtarja e Serbisë përveç tifozëve të saj, do të ketë një mbështetje të madhe edhe nga vendasit rusë.

Para takimit, tifozët serbë janë bërë bashkë në lokalet pranë stadiumit të Kaliningradit, ku do të zhvillohet edhe ndeshja në mbrëmje.

Të rekomanduara