Serbët e cilësojnë provokim këtë veprim të shqiptarëve

Botërori 2018 June 22, 2018 - 19:00

Mediat serbe vazhdojnë të merren me Kosovën, shkruan Zeri.info.

Së fundmi, atyre iu kanë penguar flamujt zviceranë që janë vendosur në fshatin Zhegër të Gjilanit.

Fshati i Xherdan Shaqirit është në mbështetje me mish e me shpirt sonte për Helvetikët, njëjtë si krejt Kosova dhe shqiptarët në mbarë botën.

Mirëpo, ky fakt duket se po iu djeg fort serbëve, sa që njëri prej mediumeve të këtij vendi e ka cilësuar si provokim vendosjen e flamujve.

“Banorët e fshatit Zhegër, që ndodhën në Gjilan të Kosovës po i provokojnë serbët në një mënyrë të turpshme para ndeshjes me Zvicrën”, shkruan mediumi serb ‘Kurir’. /Zëri/

Image

Të rekomanduara