Gjermania paraqitet më mirë kur është nën presion

Botërori 2018 June 22, 2018 - 14:33
Detajet

Miroslav Klose beson se Gjermania do ta mposhtë Suedinë të shtunën, duke shprehur se ekipi i Joachim Loëit luan më mirë kur është nën presion, transmeton zeri.info

Golashënuesi më i mirë në histori të Kupës së Botës është shprehur i bindur se gjermanët do ta tregojnë veten në sfidën vendimtare ndaj Suedisë.

Gjermania u mposht 1:0 nga Meksika në ndeshjen e parë të Botërorit dhe rrezikon të bëhet kampioni i tretë radhazi në fuqi që eliminohet nga kompeticioni më i madh në futboll nëse nuk arrit të arkëtojë të tre pikët kundër Suedisë.

“Ne luajmë ndeshjet të mira nën presion. Kjo është arsyeja se pse për të shtunën, mendoj pozitivisht”, deklaroi Klose.

Ai gjithashtu nuk është i interesuar për të nxjerrë justifikime për ndeshjen ndaj Meksikës.

“Bari shumë i gjatë, referi i keq, dielli shumë i fortë, nuk më pëlqejnë këto”, u shpreh ish-reprezentuesi gjerman.

“Ne kemi njerëz që mund ta marrin në dorë situatën tani dhe kemi karakter për të dalë të parët”, shtoi ndër të tjera ai./Zëri

Të rekomanduara