Çmenduria serbe: Thonë se Behrami e Shaqiri janë serbë!

Botërori 2018 June 22, 2018 - 13:00

Duke e parë se rreziku më i madh për Serbinë në ndeshjen e sontme përballë Zvicrës është tek futbollistët shqiptarë, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka e Blerim Xhemaili, mediat serbe vazhdojnë të merren me të madhe me këta futbollistë, me të cilët sonte është krejt Kosova dhe të gjithë shqiptarët.

Duke i parë edhe mediat më të mëdha të huaja, që po theksojnë se kjo ndeshje nënkupton edhe një përballje indirekte mes Kosovës dhe Serbisë, mediat serbe kanë prekur kulmin e çmendurisë, përcjelë Zeri.info.

Ato kanë shkuar aq larg me propagandë destruktive sa që Behramin e Shaqirin i cilësojnë “serbë”.

“Telegraf.rs” i ka publikuar disa dokumente, sipas të cilëve, të dy lojtarët janë pajisur me certifikata të lindjes serbe.

Por, duke e pasur parasysh se ata janë lindur në Kosovë, është normale që në kohën e paraluftës mund t’i kenë marrë ato certifikata.

Mirëpo, Behrami e Shaqiri janë rritur në Zvicër, pasi familjet e tyre kishim migruar drejt shtetit Helvetik për shkak të regjimit serb.

Ata kanë pasaporta zvicerane, shkruan zeri.info.

Sidoqoftë, Behrami e Shaqiri janë shqiptarë.

Njëri nga Zhegra e Anamoravës e tjetri nga Mitrovica, vende këto mjaft të njohura në Republikën e Kosovës, e cila e ka shpallur pavarësinë e saj më 17 Shkurt 2008 dhe që tashmë ka marrë njohje të madhe ndërkombëtare. /Zëri/

Të rekomanduara