Sampaoli gjen fajtorin për dështimin e Argjentinës

Botërori 2018 June 22, 2018 - 09:13
Lexo detajet

Jorge Sampaoli u shpreh se ndjehet shumë keq pas humbjes nga Kroacia.

Jorge Sampaoli u paraqit para mediave tejet i zhgënjyer pas humbjes së turpshme 0-3 ndaj Kroacisë.

Trajneri i Argjentinës u shpreh se ndjehet shumë keq pas këtij takimi, ndërsa thotë se merr përgjegjësitë e humbjes.

“Ndjehem keq për humbjen. Unë nuk munda ta përgatis ndeshjen si duhet. Përgjegjësia është e imja në këtë humbje, nuk është në dorën time t’i atribuoj përgjegjësitë ndaj portierit Caballero”, tha Sampaoli, duke dashur të ndajë fajin me portierin që gaboi në golin e parë. /Lajmi/

Të rekomanduara